Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska, është në një vizitë 10-ditore në Kinë gjatë së cilës do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Kinës Perëndimore.
Me Republikën Srpska në një pozitë jo fort të mirë nga ana financiare, Dodik e ka ndërmarrë këtë udhëtim edhe në kërkim të një mbështetjeje financiare.
Zoran Pavloviq, ekonomist në Banja Luka, tha se ai dyshonte shumë që Dodik do të kthehej nga Kina me huanë e marrë, për shkak se historiku i të dhënave ekonomike të Republikës Srpska ka qenë i ulët.
Ai vazhdoi duke thënë se, kërkimi i sistemeve magjike të financimit, publikimi i planeve të tilla dhe pritshmëria për të siguruar fonde ndërkombëtare duke shtyrë detyrimet e parashikuara në buxhet është një veprim shumë i papërgjegjshëm. Askush nuk ka të ngjarë t’i ofrojë kredi RS në gjendjen aktuale.
Gjatë muajit të kaluar, RS ka mbajtur dy ankande të thesarit, duke e rritur totalin në vlerën 28 milionë për të mbyllur disa nga të çarat e buxhetit.
Në shtator, Fondi Monetar Ndërkombëtar i dha Bosnjës një kredi prej 553.3 milionë eurosh për të mbështetur axhendën e reformës së saj ekonomike, nga të cilat Bosnja vuri menjëherë në përdorim shumën prej 79.2 milionë eurosh. Ka shumë mundësi që atë shumë parash, politikanët ta kenë përdorur për të mbyllur të çarat që ekzistonin në buxhet që para zgjedhjeve të tetorit, duke i çuar ata që të kërkojnë sërish për më shumë para.
Sipas informacioneve të lëshuara në fillim të këtij viti nga Këshilli i Ministrave, qeveria boshnjake e ka çuar borxhin e brendshëm në 664.7 milionë euro, deri në fund të 2015-s.
Pavlovic shprehet se huaja e marrë është një problem shumë i madh sepse përveç vështirësisë dhe problemeve që lindin si pasojë e ndarjes së huasë midis institucioneve shtetërore dhe kompanive të ndryshme, ajo rrit edhe nivelin e borxhit të brendshëm.
Borxhi publik që kompanitë u kanë shpërndarësve të energjisë është në rritje.
Debitorët kryesorë të Fondit për Sigurimet e Pensionit dhe Invalidëve janë kompanitë dhe institucionet publike. Huamarrja e brendshme konsiderohet në nivele normale, vazhdoi Pavlovic. Të enjten, zyra e shtypit e presidentit, lëshoi një deklaratë ku thuhej se provinca kineze e Sichuan ishte e interesuar në ngritjen e zonave të veçanta ekonomike në RS, dhe se zona të tilla do të kenë sistemin e vet të transportit, të energjisë elektrike, gazit, kanalizimit dhe ujit, duke ia lehtësuar shumë punën investitorëve kinezë. Zona të tilla ekonomike mund të punësojnë deri në 30,000 persona.
Por Pavlovic theksoi edhe faktin se nëse investitorët kinezë bien dakord për të investuar dhe për të ndërtuar një Kinë të vogël në RS, ata ka shumë mundësi që do të punësojnë njerëzit e tyre, ashtu siç ndodh edhe zakonisht.
Republika Srpska po shpreson edhe për një mbështetje të Kinës për sa u përket projekteve të sektorit të energjisë elektrike. Në qershor, Ministria e Energjisë nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një termocentrali 300 MW të quajtur Gacko 2 me kompanitë kineze CMEC dhe grupin kinez Poly. Punimet pritet të fillojnë në mes të vitit 2017.
Megjithatë, në prag të ditës së tij të parë në Kinë, Dodik njoftoi se për ndërtimin e termocentralit Gacko mund të përfshihej edhe Dongfang Electric Corporation, një firmë e përfshirë edhe më parë si kontraktore për projektin e termocentralit të Stanarit 300 MW.
Në janar, Ministria e Transportit të RS tha se kishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Grupin Ekonomik Ndërkombëtar të dhe Grupin për Bashkëpunim Teknik për implementimin e disa projekteve të ndryshme infrastrukturore duke përfshirë edhe ndërtimin e autostradës Banja Luka-Prijedor-Novi Grad.