Organizatat e të drejtave të kafshëve janë të irrituara me vendimin e qeverisë për të mos ndaluar rritjen e kafshëve me gëzof të cilat do të përdoren për qëllime tregtimi. Por rritësit e këtyre kafshëve dhe më pas shitësit e gëzofit dalin kundër këtyre aktivistëve, duke thënë se nëse qeveria do ta kishte miratuar një gjë të tillë, një numër i madh njerëzish do të mbeteshin të papunë.
Aktivistët e të drejtave të kafshëve thanë për BIRN se vendimi i Dhomës së Popullit të Bosnjës për të pranuar propozimin e një deputeti për të shtyrë deri në vitin 2028 dhe për të mos ndaluar rritjen e kafshëve me qëllim tregtimin e gëzofit të tyre ishte i pajustifikueshëm.
Ligji për t’i dhënë fund rritjes së kafshëve për qëllime të tilla u propozua në Parlament në 2009 dhe pritet që të zbatohej në 2018, por me një vendim emergjent, Dhoma e Popullit të Bosnjës e ka shtyrë për në 2028 një vendim të tillë.
Nuk ka asnjë justifikim për këtë veprim dhe qeveria boshnjake nuk kishte pse ta shtynte edhe për një dekadë tjetër mosmiratimin e këtij ligji, tha për BIRN, Maida Sabeta pjesë e “Koalicionit pa gëzof”
Iniciativa për shtyrjen e ndalimit erdhi nga ligjvënësi Predrag Kozul, i cili tha se ajo do të zbatohet vetëm pasi shteti të këtë mundësi të kompensojë prodhuesit vendas të gëzofit.
Ai shtoi se, nëse ky ligj vihej në zbatim, kompani të ndryshme do të detyroheshin të mbylleshin dhe një numër i madh punonjësish do të humbisnin vendet e tyre të punës.
Kozul tha se “rritja e kafshëve për tregtim të gëzofit të tyre lejohej në pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së”. Edhe në ato raste kur një shtet i BE-së vendoste të ndalonte një gjë të tillë, ai paraprakisht i kompensonte të gjithë ata që dëmtoheshin nga një veprim i tillë.
Një tjetër ligjvënës, Mario Karamatic, u përpoq ta shtynte ndalimin edhe gjatë vitit të kaluar, duke shkaktuar protesta të shumta të aktivistëve të të drejtave të kafshëve përpara Parlamentit.
Edhe Karamatic citoi pothuajse të njëjtat arsye si Kozul, duke thënë se rreth 200 familje në Bosnjë dhe Hercegovinë që janë të angazhuara në biznesin e gëzofit dhe se nga kjo industri gjenerohen rreth dy milionë euro të ardhura në vit për vendin.
Sidoqoftë, iniciativa e Karamaticit gjatë vitit të kaluar dështoi.
Sllavko Inic, kryetar i një grupi prodhuesish bujqësorë vendas, “Bashkimi për Zhvillimin Rural” tha për BIRN se në vend nuk ka shumë biznese që merren me tregtinë e gëzofit. Rritja e kafshëve vetëm për të shfrytëzuar shitjen e gëzofit të tyre nuk është shumë e njohur në vendin tonë dhe se ndalimi i saj nuk është se do të shkaktonte dëme të konsiderueshme tek ne, vazhdoi ai më tej.
Maida Sabeta vijoi më tej se edhe dy ferma që merreshin me rritjen e brejtësve në Hercegovinë, nuk ekzistojnë më, pasi ato janë mbyllur.
Ndërkohë aktivistët e të drejtave të kafshëve janë treguar të vendosur në zhvillimin e luftës së tyre për mosmiratimin e këtij ligji, duke u shprehur njëzëri se do të ndaleshin vetëm atëherë kur të mbyllej edhe ferma e fundit në të cilën kafshët rriten për qëllime të tilla, pavarësisht ligjeve të vendit.