Botërori 2018, studimi: Franca kampione tregoi se posedimi i topit dhe vrapi nuk janë gjithçka në futboll

17/10/2018 4:29 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Kampionati Botëror i Futbollit “Rusi 2018” ka tre muaj që ka përfunduar tashmë, me Francën që u shpall Kampione Bote për herë të dytë, pas suksesit në vitin 1998.

Megjithatë, pavarësisht se gjithçka është mbyllur, FIFA publikoi dje një raport të gjatë me statistikat e të gjitha përfaqësueseve që morën pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm të këtij sporti.

Spanja dhe Gjermania spikasin për përqindjen e posedimit të topit, por u eliminuan herët në këtë Botëror

Ndër gjërat që bien menjëherë në sy është se ‘tiki taka’ spanjolle duket se tashmë ka dalë “jashtë mode”. Franca, fituese e Kampionatit Botëror të Futbollit, Rusi 2018, renditet vetëm e 19-a ndër përfaqësueset me përqindjen më të lartë të posedimit të topit dhe e 16-a sa i përket kombëtareve që kanë përshkuar numrin më të madh të kilometrave.

Statistika Kupa e Botës 2018: Serbia, përfaqësuesja që ka vrapuar më shumë

Statistikat e raportit japin një tablo të një sporti që po ndryshon në aspekte të ndryshme. Spanja, për shembull, nuk arriti të kualifikohej në fazën çerekfinale, pavarësisht se është përfaqësuesja që ka regjistruar posedimin më të mirë të topit, mesatarisht 69% për ndeshje. I njëjti diskutim vlen edhe për Gjermaninë, sipas statistikave 67%, e cila nuk arriti të kalonte as fazën e grupeve.

Në vend të tretë, një Kombëtare tjetër e madhe, Argjentina e Leo Messi-t (64%). Ndërsa Serbia rezulton përfaqësuesja që ka përshkruar më tepër kilometra në fushën e lojës: mesatarisht 113 km për ndeshje – Franca renditet në vendin e 28-të, me 101 kilometra të përshkuar për ndeshje.

Suksesi i Francës mesa duket nuk është as tek vrapi e as tek posedimi i topit. Kombëtarja që drejtohet nga Didier Deschamps ka pasur një taktikë lojë kryesisht vertikale, pa nevojën për të zotëruar ndeshjen me topin nëpër këmbë. Sipas statistikave të FIFA, “Les Bleus” përkundrazi kanë qenë mjaft cinikë, duke marrë në konsideratë se kanë shënuar një gol për çdo 6 gjuajtje në portë, statistikë kjo mjaft domethënëse. Në këtë aspekt, vetëm vendi organizator, Rusia ka bërë më mirë se Kampionët e Botës.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of