Të gjitha ose asgjë. Kjo është fraza që ka udhëhequr adidas drejt dhe përmes Kupës Botërore 2014 në Brazil. Sot, fraza mbart shumë më tepër rëndësi se sa mbante në fillim të ndeshjeve . Katër ekipet do të shkojnë në gjysmë-finale dhe dy do të veshin uniforma të adidas (Argjentina dhe Gjermania), ndërsa dy të tjerë (Brazili dhe Hollanda) veshjet sportive të Nike. Adidas ishte i vendosur të kërkontë ‘tëgjitha’ me Kupën e Botës 2014 dhe i ‘trazoi’ paratë e Nike; ai tani zotëron një shans real për të prezantuar produktin e tij me një fitues potencial të Kupës së Botës.
Beteja midis një adidasi të gatshëm për të fituar gjithcka ose asgjë dhe fushatës ‘rreziko çdo gjë’ të Nike është më e madhja në industrinë e futbollit. Është vlerësuar se market kombinohen për të kontrolluar afërsisht 70% të tregut. Pavarësisht dominancës së Nike ndaj adidas në të ardhurat nga shitjet e veshjeve sportive në të gjithë botën (25 miliard dollarët të ardhura të Nike kundrejt ’20 miliardë dollarë të ardhura të adidas), adidas besohet të ketë siguruar rreth 500 milionë dollarë të ardhura nga të tjerë produkte lidhur me futbollit më shumë se Nike në vitin 2013. Nike vijon ti afrohet adidas në futboll, një sektor i sportit që historikisht është ‘rezervuar të pushtohet’ nga adidas. Kështu, që është vërtetë ose gjithcka ose asgjë për adidas.
Nike ka të ngjarë të promovojë se ka rrezikuar gjithçka me Kupën e Botës, por deklarata ka më shumë peshë kur i referohemi adidas.
Argjentina ka qenë lidhur me adidas që nga viti 1974 dhe një kontratë e vitit 2011 siguron që partneriteti i tyre do të zgjasë të paktën deri në dhjetor të vitit 2022. Zgjerimi ka një vlerë vjetore prej 11 milion dollarë. Besohet se adidas po paguan 37 mulion dollarë në vit për të sponsorizuar Gjermaninë.
Adidas është udhëheqësi botëror në futboll. Ai është i vendosur ta ruajë fort ‘status-kuo’. Në këtë fazë të Kupës së Botës 2014, shprehja ‘gjithcka ose asgjë’, ka fituar një rëndësi edhe më të madhe. Adidas ka shpenzuar miliona dollarë për të tërhequr vëmendjen e botës. Fitorja e Gjermanisë dhe Argjentinës i ka shtuar edhe më shumë shpërblimet markës e xila vazhdon të rrezikojë vërtet gjithcka në sportin e futbollit.
Një fitore nga Argjentina apo Gjermania ka shtuar një shpërblim të madh për markën e cila vazhdon vërtetë të rrezikojë gjithçka për sportin e futbollit.