Presidenti i Parlamentit Europian ka akuzuar Bankën Qendrore Europiane për një pushtet të vendosur mbi planin e saj për të detyruar bankat të mbajnë më shumë para, kundër kredive të këqija, duke shkaktuar kështu presion në rritje ndaj Frankfurtit për të hedhur poshtë propozimin.
Antonio Tajani, deklaroi për Financial Times, se Banka Qendrore Europiane po shkonte përtej kompetencave të saj dhe po përpiqej të bënte “ligj të butë”.
“A mund të bëjnë mbikëqyrësit një ligj? Jo. Mbikëqyrësit duhet të verifikojnë se ligji zbatohet. Fuqia legjislative është në duart e Parlamentit”, tha Tajani pas një konference në Romë.
“Çështja nuk është mënyra e trajtimit të kredive me probleme. Është ai i cili vendos rregullat për bankat”, – tha Z. Tajani.
Masa e madhe e kredive të këqija të mbetura në sistemin bankar të Eurozonës pas krizës së saj të gjatë shihet si një kërcënim i vazhdueshëm për rimëkëmbjen e saj ekonomike. Planet e reja të BQE-së për të trajtuar këtë çështje janë bërë një pikë alarmi midis bankës dhe Italisë, e cila ka problemin më të madh të kredive të këqija, midis ekonomive më të mëdha të bllokut.
Banka Qendrore Evropiane tha muajin e kaluar se kishte planifikuar t’i kërkonte huadhënësve të vendosnin më shumë kolateral kundrejt huave të këqija, për të dekurajuar bankat mbajtjen e tyre në bilancet e tyre për periudha të gjata. Megjithatë, avokatët për shërbimin ligjor të Parlamentit Europian kanë hartuar një opinion privat, i cili thotë se propozimet e BQE-së shkojnë përtej mandatit të tij.
Ndërsa banka beson se janë të nevojshme rregullat e saj për të forcuar bankat dhe rimëkëmbjen ekonomike, zyrtarët italianë dhe drejtuesit e bankave kanë marrë një qëndrim të kundërt, duke thënë se rregullat mund të shkaktojnë bumerang, rrezikojnë bankat dhe zvogëlojnë dhënien e kredive për bizneset.
BQE është e prirë për të shmangur një konfrontim me parlamentin dhe Daniele Nouy, mbikëqyrësi kryesor i bankës qendrore, sugjeroi në një seancë në Bruksel të enjten se mund të rishikohen propozimet, duke thënë se ata do të mund të “përmirësohen”.