Banka Qendrore Evropiane nuk do ti japë fund se shpejti programit të saj të blerjes së aktiveve, edhe pse ajo mund ta bëjë këtë në mënyrë të papritur, thonë ekonomistët.
Më shumë se dy të tretat e të anketuarve në një sondazh të Bloomberg thanë se Banka Qendrore Evropiane do të ndalë lehtësimin sasior në shtator të vitit 2016, siç është planifikuar aktualisht, dhe shumica e tyre, thanë se do ta bëjë këtë pa reduktuar blerjet. Pjesa tjetër e analistëve thanë se hartuesit e politikave do e zbusin gradualisht programin, me datën e fundit që do të variojë duke filluar nga dhjetori i vitit 2016 deri në dhjetor të 2017-ës.
Stimujt masiv duke filluar nga kostot e huamarrjes në nivel të ulët rekord, një euro më e dobët dhe energji më e lirë po ushqejnë spekulimet rreth shpejtësisë me të cilën BQE ka të ngjarë të arrijë qëllimin e saj të inflacionit dhe ti japë fund programit prej 1.1 trilion eurosh (1.2 trilion dollarësh) që filloi vetëm muajin e kaluar.
Rreziqet që lidhen me shtrëngimin e politikës janë theksuar në 2013 kur u përshkallëzua luhatshmëria e tregut global teksa Rezerva Federale sinjalizoi se ishte gati të reduktonte ‘QE’ e saj.
‘Dikush mund të argumentojë se në qoftë se inflacioni merr rrugën e duhur përpara verës së vitit 2016, disa shkurtime gjason të shfaqen që në maj, por atëherë ato ka të ngjarë të humbasin zgjerimin e objektivit të bilanceve të tyre,’ tha Julien Manceaux, ekonomist i lartë në ING Belgium SA në Brukseli. ‘Kjo është arsyeja se pse ne nuk mendojmë se do të ketë reduktime përpara se të ndalet programi.’