Banka Qendrore Evropiane ka miratuar rritjen më të vogël në kesh emergjent për huadhënësit grekë që nga ri-shfaqja e tensioneve në shkurt, si shenjë se ‘rrjedhjet’ e depozitave ka të ngjarë të ‘zbehen’ teksa bisedimet politike mbi financat e vendit po përmirësohen.
Në një takim në Frankfurt të mërkurën, Këshilli Drejtues dha pëlqimin për rritjen në shifrën prej 200 milion euro (222 milion dollarë), në tavanin e Ndihmës Emergjente të Likuiditetit në 80.2 miliard euro, referuan persona të njohur me diskutimin. Nuk është marrë asnjë vendim për të ndryshuar uljen e aplikuar ndaj kolateralit të lënë peng për kreditë e Bankës së Greqisë, thanë personat, ndërsa kërkuan të qëndrojnë anonym pasi cështja nuk është publike. Zëdhënësit për Bankën Qendrore Evropiane dhe Bankën e Greqisë nuk pranuan të komentojnë.
Me udhëheqësit evropianë që pritet të takohen sot me kryeministrin grek Aleksis Tsipras në Riga, Letoni, kujdestarët monetary të euros po marrin epërsinë e tyre nga diskutimet politike mbi shpëtimin e vendit. Ndërsa Banka Qendrore Evropiane nuk po i jep huadhënësve të Greqisë më shumë liri veprimi se sa ajo gjykon që ata kanë nevojë, zyrtarët janë të vetëdijshëm se një përgjigje negative ka të ngjarë përkeqësojë krizën ashtu sikundër bisedimet tregojnë shenja progresi.
‘Ata kanë shkuar shumë larg për të ndaluar tani,’ deklaroi Vincent Juvyns, strateg global i tregut në JP Morgan Asset Management përpara se vendimi të bëhej public. ‘Ata e dinë se ora po troket, ata e dinë se duhet të mbështeten në një marrëveshje politike për të ruajtur mbështetjen e tyre emergjente ndaj Greqisë.’