Teksa politikëbërësit e Bankës Qendrore Evropiane krenohen për suksesin e masave stimuluese të tyre derimë tani, ata sërish janë më të vetdijshëm se kurrë rreth kufijve të tyre.
Direkt nga takimi i tyre i fundit i politikës në Frankfurt të mërkurën, zyrtarët e eurozonës tani i drejtohen Uashingtonit, ku Fondi Monetar Ndërkombëtar përzgjodhi bllokun e monedhës në vlerësimin e javës së kaluar si pasojë e ‘ezaurimit’ e potencialit të rritjes në të gjithë botën. FMN-ja dhe Banka Qendrore Evropiane dakorduan se dëmet pasojë e dy recesioneve që nga 2008, kriza e borxhit dhe mungesa e reformave për të riparuar dëmin rrezikojnë të pengojnë inflacionin që nuk mund të tejkalojnë stimujt monetars.
Presidenti i BQE Mario Draghi të mërkurën përsëriti gjithashtu thirrjen për masa reformuese të qeverisë për të plotësuar stimujt, teksa pretendoi se ‘dëshmia e qartë’ po funksiononte. Nevoja që veprimi politik të rinovojë ekonominë e ndryshkur të Evropës preokupon si atë ashtu dhe kolegët si Praet, shefi ekonomisë së BQE-së, të cilët pritet të flasin së bashku me zv. kryetarin e Federal Reserve Stanley Fischer në një panel të FMN-së sot rreth ‘ndjekjes eluzive stë inflacionit.’