Shqipëria paraqitet me performancën më të ulët të treguesve strukturore të ekonomisë në raport me vendet e tjera kandidate ne BE, sipas një raporti të fundit të Bankës Qendrore Europiane. BQE e renditi Shqipërinë si vendin me performancën më të ulët në Ballkanin Perëndimor Për klimën e biznesit për 2016-2017. Shqipëria ka gjithashtu rezultatin më të keq në zbatim kontratave dhe rezultatin e dytë më të keq në kontrollin e korrupsionit (pas Kosovës), dhe ka një rezultat mesatar në pagesën e taksave.
Shkalla e ndërmjetësimit financiar në Shqipëri është e ulët, madje krahasuar me të tjera. Së bashku me Kosovën, Shqipëria perceptohet si një vend i vështirë i vështirë për të marrë një hua bankare. Afërisht për 91% të të gjitha kredive kërkohet kolateral. Shuma e kolateralit të kërkuar për huamarrje është rritur ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit arriti(mesatarisht 250% të vlerës së kredisë, referohet ne raportin e BQE.
Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor ku besimi në sundimin e ligjit është më i ulëti. Për shkak të kësaj situatë kompanitë në Shqipëri janë të ekspozuara më shumë se në vendet e tjera në dhënien e ryshfetit (veçanërisht për të siguruar një kontratë qeveritare, një leje ndërtimi ose një vendim gjyqësor të favorshëm).
Borxhi i bruto i qeverisë, afër 72% në vitin 2016 është më i lartë se mesatarja e BE dhe Rajonit gjithashtu.
Gjithashtu stoku i IHD-ve në Shqipëri mbetet mjaft i ulët (afër 49% të PBB-së). Produktiviteti i punës (PBB reale për person të punësuar) është më e ulëta në Rajon dhe BE-së dhe ka mbetur praktikisht e pandryshuar që nga viti 2010.
Për tregun e punës situata e Shqipërisë është në përputhje me BE-në, pasi papunësia e saj është më e ulëta në Rajon pas Turqisë.
Ndërsa alarmante paraqitet situata në zbatimin e kontratave, ku Shqipëria dhe Serbia kanë rezultate te këqija. Përsa i përket zbatimit të kontratave situata ka ndryshuar në Malin e Zi dhe Kosovë, ndërsa Shqipëria dhe Serbia kanë rezultatet më të këqija. Kostoja e zbatimit të kontratave, afërsisht 35% të vlerës së tyre në Shqipëri dhe në 40% në Serbi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Edhe dicka tjeter, ky eshte raport i Marsit, kshu qe hiqeni ate “sipas një raporti të fundit” se ska lezet.
Ja linku per tek raporti njerez se keto te Monitorit si gjithmone pertojn ta publikojn:
https://www.ecb.europa.eu/pub/pdf/scpops/ecbop184.en.pdf