Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza.
Kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë që BQK-ja, së bashku me ministritë e profilit ekonomik të Qeverisë së Kosovës të rrisin bashkëpunimin, duke mbajtur takime të përbashkëta, me qëllim që të shqyrtohen mënyrat se si të rritet efekti i sistemit bankar për një zhvillim më të shpejt të ekonomisë vendore, por edhe si të lehtësohen procedurat për financim të biznesit, duke bërë vendin më atraktiv për investime, përfshi edhe investimet e jashtme direkte.
Nga ana e tij, guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, informoi kryeministrin Isa Mustafa mbi performancën e sistemit financiar në vend. Guvernatori informoi kryeministrin se gjatë vitit 2014 ka pasur rritje si të kredive ashtu edhe të depozitave. Gjithashtu, Hamza njoftoi kryeministrin se për herë të parë që nga funksionimi modern i sistemit bankar në Kosovë, normat e interesit kanë kaluar në vlera njëshifrore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.