Brand Finance 2018, Manchester United brand-i më i pasur futbollistik, Barcelona, më i forti

11/05/2018 5:06 PM 0 komente

Manchester United qëndron në krye ndër brand-et më të pasura futbollistike në botë, ndërsa Barcelona është ngjitur në krye të klasifikimit si brand-i më i fortë në merkato, duke lënë pas Real Madridin.

Kjo sipas një raporti të Brand Finance që ka analizuar vlerën e klubeve më të rëndësishme të futbollit. Vlera e brand-it të Manchester United është rritur me 9% duke arritur kuotën 1,895 miliardë dollarë – rreth 300 milionë më shumë krahasuar me gjigantët spanjollë si Real Madrid dhe Barcelona, vlera e të cilëve është rritur respektivisht me 11% dhe 7%.

Top 5 plotësohet me Bayern München dhe Manchester City. Kjo edhe për shkak të rikthimit në Champions League të Red Devils, që kanë parë të rritet fuqia e brand-it të tyre, duke u renditur në vend të tretë në klasifikimin e Brand Finance.

Por, në krye të renditjes së klubeve për forcën më të madhe të brand-it gjejmë Barcelonën, në vend të dytë Real Madridin, ndjekur nga Manchester United. Bayern München zbret nga podiumi duke u renditur në vend të katërt, ndërsa Liverpool plotëson top 5.

Në renditjen e vlerave të brand-eve megjithatë dominon Premier League, që në top 10 përfaqësohet me 6 skuadra dhe 18 të tilla në top 50. Vlera totale e brand-eve të klubeve angleze arrin në 10.1 miliardë, përkundër 4,4 miliardë klubet gjermane, 3,9 klubet spanjolle dhe vetëm 2,1 klubet italiane.

Sa i përket skuadrave italiane, Juventus shënon një rritje të fortë të vlerës së brand, në vend të 11, +23%, në 605 milionë dollarë (falë edhe finales së sezonit të kaluar në Champions League) por mbi të gjitha afrimit me klube të tjera të rëndësishme.
Por sa i përket fuqisë së brand-it Juventus ka humbur tre vende duke zbritur nga vendi i 5-të në të 8-in. Milan dhe Inter qëndrojnë jashtë top 10, respektivisht në vend të 11 dhe 13.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of