Agjencia e vlerësimit të markave ndërkombëtare, “Brand Finance”, përfundoi studimin e 11-të në lidhje me “Listën për 100 markat më të çmuara të Turqisë për vitin 2018”.
Linjat Ajrore Turke kryesuan listën e markave më të mira të vendit për këtë vit me një vlerë marke prej më shumë se 2 miliardë e 42 milionë dollarë, ndërkohë që ndiqet nga kompania Turke Telekom me 1 miliard e 907 milionë dollarë, kompani kryesuese e vitit të kaluar.
Vendin e tretë në këtë listë e zuri kompania e telekomunikacionit, Turkcell, me 1,8 miliardë dollarë, i ndjekur nga Akbank me 1 miliard e 649 milionë dollarë dhe në vend të pestë Garanti Bank me 1 miliard e 584 milionë dollarë.
Në këtë periudhë, vlera e markës së Ziraat Bank është rritur 9% duke arritur në 1 miliard e 432 milionë dollarë dhe mbrojtur kështu vendin e 6-të në listë. Pas kësaj banke, në vend të 7-të vjen Is Bank me 1 miliard e 334 milionë dollarë, kurse në vend të 8-të është kompania e elektroshtëpiakeve Arçelik me 1 miliard e 258 milionë dollarë, e ndjekur nga Banka Yapi Kredi me 937 milionë dollarë dhe kompania e automobilave Ford Otosan me 878 milionë dollarë.
Sipas “Brand Finance”, vlera e përgjithshme e 100 markave më të çmuara të Turqisë këtë vit është 27,5 miliardë dollarë./ TRT TURKEY