Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme përpos përpjekjeve të OPEC-ut dhe prodhuesve të tjerë të fuqishëm të naftës për të frenuar prodhimin e saj.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 11 cent ose 0.21 për qind dhe u tregtuan me 51.26 dollarë për fuçi. Ky është njëkohësisht edhe niveli më i ulët i shënuar që prej nëntorit. Sesionin e kaluar Brent e mbylli me 1.6 për qind më pak.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 19 cent ose me 0.39 për qind dhe u tregtuan me 48.30 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.