Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, pasi OPEC u shpreh optimiste në lidhje me marrëveshjen për të ndërprerë prodhimin si pasojë e mbingopjes së tregut.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 23 cent ose 0.4 për qind dhe u tregtuan me 56.89 dollarë për fuçi. Ky është njohokësisht edhe niveli i tyre më i lartë që prej 2 shkurtit të këtij viti.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 16 cent ose 0.3 për qind dhe u tregtuan me 54.49 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.