Brent tregtohet me 61.15 dollarë/ fuçi

08/02/2019 9:33 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të premteje.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 48 cent ose me 0.8 për qind dhe u tregtuan me 61.15 dollarë amerikanë/ fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunaur amerikane, WTI, ranë me 47 cent ose me 0.9 për qind dhe u tregtuan me 52.17 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,312.70 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of