Brent tregtohet me 66.73 dollarë/ fuçi

25/03/2019 9:33 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të hëne.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 30 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 66.73 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 35 cent ose me 0.6 për qind dhe u tregtuan me 58.69 dollarë amerikanë për fuçi.

Si Brent ashtu edhe WTI, kanë humbur më shumë se 3 për qind që prej javës së kaluar, duke shënuar kështu edhe nivelin e tyre më të lartë të rënies që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,316.53 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se katër javë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of