Brent tregtohet me 71.44 dollarë/ fuçi

15/04/2019 9:23 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me11 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 71.44 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat u rritën me 1.7 për qind gjatë javës së kaluar.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 24 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 63.65 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat u rritën me 1.3 për qind gjatë javës së kaluar.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1,286.64 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i dobët në më shumë se pesë javët e fundit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of