Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane Brent, u rritën me 33 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 74.90 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 5 cent dhe u tregtuan me 65.94 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ishte thuajse në nivele të qëndrueshme mëngjesin e kësaj të enjteje dh eu tregtua me 1,276.07 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.