Breshkat e lumit flasin nën ujë, si në mesin e tyre dhe me të sapolindurit, për ti udhëzuar ata. Kjo është ajo që disa studiues armatosur me mikrofona dhe hidrofona nën-ujor kanë b\zbuluar pasi regjistruan në Amazon tingujt e emetuaa nga mostra të ndryshme për të komunikuar.
Dijetarët e shoqërisë Ëildlife Conservation Society dhe Institutit Kombëtar Amazonian të Kërkimit kanë identifikuar gjashtë lloje të ndryshme tingujsh.
Edhe pse është e vështirë që ti caktosh atyre kuptime të veçanta, është vënë re se tingulli i emetuar gjatë migrimit në lumë është i ndryshëm nga ai i dëgjuar përpara plazheve të riprodhimit. Tjetër tingull është ai i emetuar nga nëna kur fëmijët janë duke pritur në plazh, që ndoshta shërben për të drejtuar drejt kursit të duhur. Sipas studimit, të publikuar në revistën Herpetologica, ky është regjistrimi i parë i kujdesit prindëror në mesin e breshkave.
Komunikimi në mes të mostrave tregon gjithashtu ekzistencën e marrëdhënieve shoqërore më komplekse sesa mendohej më parë, megjithatë shoqëruar me dobësitë e mundshme të breshkave ndaj ndotjes akustike.