Brexit, bisedimet mbi Marrëdhëniet e Tregtisë fillojnë javën e ardhshme

13/04/2018 8:21 AM 0 komente

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Mbretërisë së Bashkuar do të fillojnë të flasin javën e ardhshme për herë të parë mbi atë se si mund të duken marrëdhëniet tregtare pas Brexit, sipas një zyrtari të BE, shkruan Bloomberg.

Me vetëm një vit për të përfunduar tranzicionin, derisa Britania të largohet nga blloku, do të jetë hera e parë që negociatorët të ulen për të krahasuar pozicionet se si do të procedojnë marrëdhëniet pas Brexit. BE ka hedhur poshtë propozimet e Britanisë, duke zgjedhur pjesët më të mira të anëtarësimit në BE dhe nga ana tjetër, Britania thotë se BE është tepër e paqëndrueshme.

Sesionet gjithashtu do të mbulojnë çështjen ende të pazgjidhur të kufirit irlandez dhe pjesët e tjera të marrëveshjes së divorcit që mbeten për t’u zgjidhur, sipas zyrtarit, i cili nuk pranoi të tregojë identitetin, shkruan Bloomberg.

Britania ka kohë që po përpiqet të fillojë bisedimet tregtare dhe Sekretari i Brexit, David Davis tha të enjten se ai dëshiron një marrëveshje të detajuar mbi tregtinë para ditës së daljes. Ai tha se ‘ndryshe se do të jetë e vështirë për parlamentin që të miratojë marrëveshjen e divorcit – dhe zgjidhjen financiare që është pjesë e saj.’

Por zyrtarët e BE kanë thënë se nuk ka kohë të mjaftueshme për një marrëveshje të plotë dhe pjesa më e madhe e negociatave tregtare do të bëhet sapo Britania të ketë dalë. Të dyja palët po synojnë që marrëveshja e divorcit të zgjidhet deri në fund të tetorit kështu që ka kohë që të dy parlamentet ta ratifikojnë atë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz