Analiza ekonomike e qeverisë konfirmon se Brexit do ta përkeqësojë situatën për britanikët
Kur anëtarëve të Parlamentit britanik iu kërkua që të votonin për marrëveshjen e Brexit, shumë prej tyre u shprehën se ekonomia duhet të ndikojë në vendimin e tyre, shkruan The Economist.
Qeveria dhe Banka e Anglisë i kanë publikuar tashmë analizat e tyre, ku fatkeqësisht shkruhet se Brexit nuk do ta përmirësojë ekonominë e vendit të tyre.
Mesazhi kryesor, edhe pse jo pozitiv për britanikët, është se ata do të jenë më keq pas Brexit, cilado qoftë marrëveshja që do të arrihet.
Qeveria thotë se, edhe në rastin më të mirë të nënshkrimit të marrëveshjes, PBB-ja për person do të jetë 0.6% më e ulët se gjatë 15 viteve të fundit. Sipas Britanisë, marrëveshja e saj ngjan me atë të Norvegjisë, e cila e uli vlerën e PBB-së për banor me 1.4%.
Por duke marrë në konsideratë edhe reduktimet në drejtim të emigracionit dhe pengesat më të larta jotarifore, kostoja e marrëveshjes së qeverisë është më e lartë, ajo shkon deri në 2.7%.
Këto shifra janë të krahasueshme me vlerësimet e reja nga dy institucione, Instituti Kombëtar i Kërkimit Ekonomik dhe Social (NIESR) dhe Mbretëria e Bashkuar në një Europë në Ndryshim. I pari thotë se marrëveshja do të reduktojë PBB-në për banor me 3%, ndërsa sipas vlerësimit të së dytës, thuhet se ajo do ta reduktojë atë me 1.9%. Një reduktim prej 3% përkthehet gjithashtu në një humbje mesatare vjetore në çmimet e 2016 me 1,090 paund (1,400 dollarë amerikanë) secili. Por të gjitha analizat marrin në konsideratë edhe ndikimin e një Brexit pa kurrfarë marrëveshjeje.
Sipas qeverisë angleze, situata do të reduktonte PBB-në për person deri në 8.1%. Edhe analiza e Bankës së Anglisë është e ngjashme, duke theksuar gjithashtu se paundi britanik do të pësonte rënie me një të katërtën e tij.
Ndërsa sipas dy institucioneve të mësipërme, shifrat e reduktimit të PBB-së janë më të ulëta, rreth 3.7 dhe 3.5% secili. Por ata kanë arritur në rezultate të tilla, sepse marrin si shembull mosnënshkrimin e një marrëveshjeje të rregullt, e cila kthehet lehtësisht në kushtet normale të tregtisë, duke lehtësuar dëmin.
Mbështetësit e Brexit shprehen se e gjithë kjo është vetëm “Frika e Projektit”, e cila rezultoi e gabuar pas referendumit. Edhe Theresa May pyeti javën e kaluar nëse parashikimet ekonomike mund të përshkruheshin si fakte. Megjithatë, edhe pse parashikimet e humbjeve të vendeve të punës pas votimit nuk ishin të sakta, John Springford nga Qendra për Reformën Europiane, një tjetër institucion, shprehet se ato për ekonominë ishin të sakta. PBB-ja për person është rreth 2% më e ulët në krahasim me nivelin që do të ishte po të mos kishte dalë nga BE-ja.
Faktori kryesor në këtë drejtim është mosmarrëveshja me partnerin më të madh tregtar të Britanisë, që përkthehet ndryshe në një rënie të tregtisë me më shumë se 40%. Kjo do të ulë edhe investimet e huaja, të cilat janë jashtëzakonisht të larta në Britani.
Moslejimi i lëvizjes së lirë do të ulë edhe nivelin e emigracionit të vlefshëm nga BE-ja. Dhe të gjithë faktorët e lartpërmendur të marrë së bashku do të reduktojnë rritjen e produktivitetit. Por çuditërisht edhe mbështetësit e Brexit nuk janë duke ëndërruar mbi përfitimet e largimit nga BE-ja. Sipas analizës së qeverisë do të ndodhë vetëm një përfitim me 0.1% ndaj PBB-së për një person nga derregullimi i mundshëm.
Kursimet në pagesat neto në buxhetin e BE-së janë të vogla. Dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë me Amerikën, Australinë, Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën do të shtojnë vetëm 0.2% për PBB për banor.
Presidenti Donald Trump tha javën E kaluar se një marrëveshje e tregtisë së lirë me Amerikën mund të jetë e pamundur. Nëse oponenca irlandeze e mban Britaninë në një bashkim doganor, ai ka të drejtë. (Çuditërisht, qeveria nuk e vlerëson plotësisht një gjë të tillë. Por një marrëveshje me Amerikën nuk do të ishte shumë e vlefshme. Një përfundim më i saktë dhe më i drejtë do të ishte ai që edhe linjat e ashpra duhet të pranojnë se Brexit do t’i bëjë britanikët më të varfër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.