Kompanitë në Britani dhe Bashkimin Europian mund të përballen me një kosto shtesë prej 65 miliardë eurosh në qoftë se ka një Brexit pa marrëveshje, me sektorin financiar të Britanisë që pritet të jetë industria më e goditur, citon një raport.
Firmat në 27 vende të BE, përveç Britanisë, do të duhet të paguajnë 31 miliardë paund në vit (thuajse 24 miliardë euro) për barrierat tarifore dhe jotarifore, nëse Britania e braktis bllokun pa një marrëveshje.
Këto të dhëna janë bërë publike nga raporti i këshilltarëve të menaxhimit të Oliver Wyman dhe firmës ligjore Clifford Chance.
Në këmbim, eksportuesit britanikë në BE do të duhet të paguajnë 27 miliardë paund në vit ose përafërsisht 30 mld euro.
“Këto kosto dhe pasiguria në rritje kërcënojnë rentabilitetin dhe paraqesin kërcënime ekzistenciale për disa biznese,” thuhet në raport, shkruan RTE.
Britania e Madhe do të largohet nga BE vitin e ardhshëm pas votimit në favor të përfundimit të më shumë se katër dekadave të lidhjeve politike, ekonomike dhe ligjore, me bllokun më të madh tregtar në botë.
Në mungesë të marrëveshjes, tregtia midis Britanisë dhe 27 anëtarëve të tjerë të BE-së do t’i linte rregullat dhe tarifat e Organizatës Botërore të Tregtisë, një kontrast i mprehtë ndaj qasjes që Mbretëria e Bashkuar ka gëzuar si një anëtar i tregut të vetëm të BE-së.
Edhe pse Britania dëshiron një marrëveshje, qeveria thotë se po përgatitet për çdo rezultat, duke përfshirë mundësinë që Britania të mund të largohet nga blloku pa një marrëveshje. Ajo ka lënë mënjanë 3 miliardë paund për t’u përgatitur për të gjitha rastet.
Nëse Britania qëndron në një formë të një bashkimi doganor, do të reduktojë kostot për të dyja palët me rreth gjysmën e shumës së parashikuar, thuhet në raport.
Raporti tregoi 70% të kostove shtesë në Britani nga një Brexit pa marrëveshje, që do të ndahej nga pesë industri – shërbimet financiare, industria automobile, bujqësia, ushqim dhe pije, mallra të konsumit, kimikate dhe plastikë.