Zyrtarët e Bashkimit Europian (BE) mbrëmë vonë kanë vendosur që të mos e mbajnë takimin e jashtëzakonshëm të Brexit-it në nëntor, për shkak të mungesës së progresit në bisedimet me Mbretërinë e Bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Një marrëveshje përfundimtare e Brexit-it, nga e cila do të përfitonte si Mbretëria e Bashkuar ashtu edhe BE-ja, është në dyshim më shumë se kurrë me negociatat tashmë të ngecura.
Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, tha se do të ketë nevojë për më shumë kohë për të parë ofertën e Kryeministres britanike, Theresa May, për të mbajtur të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në një lloj përafrimi me BE-në së bashku me Irlandën e Veriut pas Brexit-it.
May po ashtu kërkoi një zgjatje njëvjeçare për periudhën e tranzicionit, e cila dhjetorin e kaluar kryesisht u pajtua për të përfunduar në fund të vitit 2020.
Por, pas një prezantimi të shkurtër nga Kryeministrja May, liderët e BE-së thanë se ajo nuk solli asgjë të re në Bruksel.
Kryeministrja optimiste May, për të arritur në Këshillin Europian, ka thënë se ajo beson se një marrëveshje është ende e arritshme dhe tani ishte “koha për ta bërë atë të ndodhë”.
Më herët gjatë ditës së djeshme, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se mundësia për të përfunduar “një marrëveshje të mirë dhe të qëndrueshme në kohë është ende atje dhe se natyrisht është në interesin tonë”.
Ndërkohë, Senati i Francës ka publikuar masa të paparashikuara në rast të një Brexit-it pa marrëveshje. Zyrtarët e BE kanë paralajmëruar skenarët e mosarritjes së një marrëveshje, duke theksuar se kompromisi është shumë larg. (Lexo: http://www.monitor.al/paralajmerime-nga-per-kompromisin-e-paarritur-te-brexit)