Bankat mund të “ndahen” nga Britania në rastin e Brexit, por për shitësit e pakicës nuk është aq e lehtë. Ata duhet të qëndrojnë të vendosur edhe nëse një largim i çrregullt nga Bashkimi Europian pengon rrugët tregtare dhe zbraz raftet e dyqaneve.
Meqenëse Britania po tregon një kurs gjithnjë e më të çrregullt drejt Brexit, shitësit me pakicë si Tesco Plc, J Sainsbury Plc dhe Next Plc që shesin një sasi të konsiderueshme të mallrave të importuara, po bombardojnë kufijtë e planifikimit të rasteve të paparashikuara.
“Ne jemi shumë më të shqetësuar në lidhje me aftësinë e qeverisë për t’u marrë me çdo rritje në administratën doganore sesa ne me aftësinë tonë për t’u marrë me të”, tha në një intervistë Simon Ëolfson, Shefi Ekzekutiv i zinxhirit të veshjeve Next. “Ka një rrezik real që portet të mbesin të bllokuara dhe kjo do ta bënte jetën shumë të vështirë për të gjithë shitësit”, raporton Bloomberg.
Shumica dërrmuese e rrobave dhe gati gjysma e ushqimit të konsumuar në Britani janë të importuara. Me kapacitet të pamjaftueshëm të prodhimit vendas për të plotësuar kërkesën e vendit, nuk ka zgjidhje të lehta nëse Britania del nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje në 2019.