BREXIT, sektori i ndërtimit mund të humbasë deri në 175 mijë punëtorë

15/03/2017 4:38 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
ndertim

Projekte kyçe mund të jenë në rrezik nëse Britania nuk e ruan aksesin në tregun e vetëm të përbashkët pas daljes së vendit nga Bashkimi Europian, paralajmërojnë sondazhet.

Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbasë më shumë se 175 mijë punëtorë nga Bashkimi Europian, ose 8% të totalit të forcës punëtore të këtij sektori, nëse vendi nuk do të ruajë aksesin në tregun e përbashkët europian, i është thënë qeverisë.

Një përfundim i tillë i vendos projektet kyçe të infrastrukturës dhe të ndërtimit në rrezik në një kohë kur sektori po përballet me presione të tjera, përfshirë dhe ndryshimet në taksim, tha Royal Institution of Chartered Surveyors (Rics).

Një sondazh i fundit për këtë industri, i kryer gjatë tre muajve të fundit të 2016-s, tregoi se punësimi i rreth 30% të profesionistëve  jobritanikë ishte i rëndësishëm për suksesin e bizneseve të tyre.

Industria e ndërtimit po fiton terren pas periudhës së krizës financiare, por ka pasur shenja të një ngadalësimi të mundshëm që para fillimit të procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian apo hyrja në fuqi e ndryshimeve buxhetore.

Shifrat qeveritare të publikuara javën  e shkuar treguan se sektori pati një fillimviti të plogësht, ku sektori shënoi një ngadalësim me 0.4 pikë përqindje nga muaji në muaj. Ndërkohë që porositë e reja për tremujorin në total do të ulen me 2.8% nga tremujori në tremujor.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz