Grupi industrial thotë se në rast dështimi të sigurimit të aksesit në tregun e vetëm të përbashkët pas Brexit, Britanisë do t’i kushtojë 4.5 miliardë paund në vit tarifa e importit dhe eksportit të shitjeve të makinave të reja.
Makinat e reja të importuara nga Bashkimi Europian do të kenë një çmim më të lartë nëse Mbretëria e Bashkuar largohet prej tregut të vetëm të përbashkët, sipas paralajmërimeve të grupit industrial.
Shoqëria e Prodhueseve dhe Tregtarëve të Motorëve (SMMT) tha se dështimi i qeverisë për të siguruar aksesin në tregun e përbashkët do t’i kushtojë industrisë dhe konsumatorëve rreth 4.5 miliardë paund për tarifa importi dhe eksporti.
Duke i bërë thirrje qeverisë që “të marrë vendimet e duhura” dhe të sigurojë akses në tregun e përbashkët, Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve tha se tarifat e BE-së prej 10% mbi makinat do të kushtojnë të paktën 2.7 miliardë për importet dhe 1.8 miliardë për eksportet.
Bazuar në çmimet mesatare prej 23,029 paund të një makine të re në Britani, do të përllogaritej një rritje prej 6.5% në çmim.
Gjatë fushatës, SMMT-ja mbështeti kauzën për të qëndruar brenda BE-së dhe tani po bën fushatë me të gjithë anëtarët e saj për të qëndruar të paktën brenda tregut të përbashkët.
Industria e Automobilave në Britani në vitet e fundit është forcuar. Shitjet e makinave të reja janë në vitin e pestë radhazi të rritjes, kur në 2015-n u shënua prodhimi më i lartë në 10 vite.
/TheGuardian/