Shitjet me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar u rritën më shumë se sa parashikuan ekonomistët në korrik, teksa kërkesa për veshje ndihmoi të udhëheqë ‘rigjallërimin’ nga rënia e muajit të mëparshëm.
Ndërsa inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar është ngadalësuar poshtë objektivit prej 2 për qind të Bankës së Anglisë, rritja e dobët e pagave nënkupon se xhepat e shumë konsumatorëve po boshatisen, duke ‘minuar’ forcën e tyre të shpenzimeve. Marks &Spencer Plc (MKS), shitës me pakicë më i madh i veshjeve të Britanisë, tha në korrik se pavarësisht ‘ përmirësimit të besimit të konsumatorit, kushtet e tregut vijojnë të mbeten sfiduese.’
Nga një vit më parë, volumi i shitjeve me pakicë u rrit 3.4 për qind në muajin korrik, referoi zyra e statistikave. Kur këtu përfshihet karburanti i autmjeteve, shitjet u rritën me 0.1 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe 2.6 për qind nga një vit më parë.