Britania hoqi dorë nga përpjekja për të përmbysur ndalimin e Bashkimit Evropian mbi shpërblimet e bankierëve prej më shumë se dy herë paga fikse, pasi ajo u përball me pengesë në gjykatën e lartë të BE-së.
Kancelari i Thesarit George Osborne tha se ai nuk do të ‘shpenzonte paratë e taksapaguesve’, për të ndjekur sfidën ligjore edhe më tej pasi argumentet e Britanisë u refuzuan nga një zyrtar i lartë në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së dje.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në vend të kësaj do i ri-adresojë përpjekjet e saj drejt neutralizimit të efekteve të ‘rregullave të hartuara keq’, të cilat përfshijnë rritje në pagën e përgjithshme të bankierëve, tha Osborne në një deklaratë. Thesari i Mbretërisë tha se mund të jetë e nevojshme të ‘zhvillohen standarde që sigurojnë se pagat fikse është vënë në rrezik,’ duke i bërë jehonë vërejtjeve të kësaj jave nga guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney.