Mbretëria e Bashkuar ka votuar 52% me 48% në favor të largimit nga Bashkimi Evropian pas 43 vitesh, në një referendum historik.
Ky rezultat pritet ta fusë vendin në një rrugë të pasigurtë dhe shënon tërheqjen më të madhe nga përpjekjet europiane për të nxitur një unitet më të madh, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Londra dhe Skocia votoi me forcë për të qëndruar në BE por vota për qëndrim u minua nga rezultatet e dobëta në veri të Anglisë.
Votuesit në Uells dhe zonat angleze kanë mbështetur Brexit në numër të madh.
Paundi ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit që nga viti 1985, teksa tregjet reaguan për rezultatet.
Pjesëmarrja në referendum ishte më e lartë se sa në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.
Kancelari i laburistëve John McDonnell tha se Banka e Anglisë mund të duhet të ndërhyjë për të mbështetur paundin, i cili humbi 3% në momentet që rezultatet e para treguan për një jo të fortë në Sunderland dhe ra më shumë se 6.5% kundrejt euros.
Lideri i UKIP Nigel Farage – i cili ka bërë fushatë për 20 vitet e fundit që Britania të largohet nga BE-ja – u tha mbështetësve “kjo do të jetë një fitore për njerëzit e zakonshëm, për njerëzit e mirë”.