Ligjvënësit e Britanisë po fillojnë një hetim mbi kriptomonedhat për të parë me detaje përfitimet dhe rreziqet e tyre, si dhe të konsiderojnë se si duhet të rregullohet teknologjia e re.
Komiteti i Thesarit i Parlamentit do të shqyrtojë ndikimin e Bitcoin dhe ‘kolegët’ e tij mbi bankat dhe konsumatorët, gjithashtu do të shqyrtojë nëse ata mund të zëvendësojnë përfundimisht paratë kesh, deklaruan ata të enjten, shkruan Bloomberg.
Komiteti prej 11 anëtarësh do të shqyrtojë mënyrën se si policia krijon burime të fshehta, pasi qeveria përpiqet të kapë një treg me pak transparencë ose llogaridhënie.
“Njerëzit po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për kriptomonedhat si Bitcoin, por ata mund të mos jenë të vetëdijshëm se ato aktualisht janë të parregulluara në Britani”- tha Nicky Morgan, një ligjvënës konservator dhe kryetar i komitetit. “Zgjedhja e ekuilibrit të duhur midis rregullimit të monedhave dixhitale për të siguruar mbrojtje tw duhur për konsumatorët dhe bizneset”- përfundon Morgan.
Ligjvënësit gjithashtu do të shohin se si teknologjia që vë në lëvizje Bitcoin, ndikon në institucionet financiare duke përfshirë Bankën e Anglisë.
Hetimi vjen pasi autoritetet anembanë botës përpiqen të kuptojnë një ‘mani’ që është krahasuar me flluskën e dotcom të viteve 1990 dhe fllucka hollandeze e tulipanëve të shekullit të 17-të. Vlera e përgjithshme e kriptomonedhave në tregun botëror është rritur me mbi 2.000 për qind në 12 muajt e fundit, sipas faqes së CoinMarketCap.com.