Theresa May beson se Michel Barnier po luan “blofin” kur thotë se nuk do të ketë marrëveshje të veçantë për shërbimet financiare, bëri të ditur sot Bloomberg, sipas informacioneve të marra nga zyrtarë të njohur me çështjen. Momentalisht, Britania po përgatitet të negociojë lidhjet e saj pas Brexit me Bashkimin Europian.
Dy zyrtarë të lartë që e njohin këtë çështje në mënyrë private mendojnë se negociuesi i BE për Brexit është duke kundërshtuar një marrëveshjeje që do t’u lejojë bankave të vazhdojnë të veprojnë lirisht në të gjithë bllokun pas Brexit.
Bisedimet ende nuk kanë filluar për marrëveshjen e tregtisë së ardhshme të Britanisë me BE, por Barnier tha muajin e kaluar se nuk kishte asnjë shans që të arrihet një marrëveshje që t’i garantojë qasje të njëjtë në tregun e përbashkët, shërbimeve financiare të vendosura në Britani.
Zyrtarët e Britanisë thanë se ish-komisioneri francez ishte thjesht duke mbajtur një qëndrim që nuk kishte mbështetje nga 27 vendet e tjera anëtare të BE-së. Ata thanë se bankat me qendër në Londër do të jenë mirë, sepse bizneset që veprojnë në BE do të kenë nevojë të mbajnë qasje të njëjta në financa pas Brexit.