Kancelari i Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, George Osborne duhet të marrë masa urgjente për të përmirësuar administratën pasi departamentet qeveritare kanë humbur më shumë se 650 milionë paund (950 milionë dollarë) në gjoba për gabime në shpenzimin e parave të Bashkimit Evropian, sikundër deklaroi një panel i ligjvënësve.
Britania mban rekordin e gjashtë më të keq në bllokun prej 28-vendesh për ti kthyer paratë bujqësisë që ‘nuk janë përdorur, ose administruar në përputhje me rregulloret e BE-së dhe rregullat kombëtare’, referoi komiteti i kontabilitetit publik, House of Commons Public Accounts Committee.
Britania nxit kompleksitetin ndaj programve tashmë të komplikuara financiare të bujqësisë, dhe vetëm Greqisë, Rumanisë, Portugalisë, Bullgarisë dhe Qipros iu desh të paguajnë mbrapsht më shumë para mes viteve 2005 dhe 2015, tha komiteti, duke cituar të dhënat e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Mbretëria e Bashkuar humbi 2.70 paund për çdo 100 paund në fondet e BE-së në krahasim me 10 cent për çdo 100 euro financim për Gjermaninë, Letoninë, Austrin dhe Estoninë.
Sektori privat dhe universitetet performuan më mirë në përdorimin e parave të BE-së, sipas komitetit, që i bën thirrje qeverisë të mësojë nga përvoja e tyre dhe ajo e shteteve të tjera të BE-së.
Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale i tha komisionit se planifikon të sigurojë një nivel penalitetesh afro 2 për qindshit deri në vitin 2020.