Britania pranon koston e faturës së daljes nga BE

14/07/2017 12:46 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
brexit 2

Britania, për herë të parë, ka njohur në mënyrë eksplicite detyrimet financiare në BE pas Brexit, një masë që ka të ngjarë të shmangë një përplasje në shkallë të gjerë, lidhur me faturën e daljes në bisedimet javën e ardhshme.

Në një deklaratë me shkrim në Parlament duke prekur çështjen e një “zgjidhjeje financiare”, qeveria ka njohur”, se Britania e Madhe ka detyrime ndaj BE-së. . . Që do të mbijetojë nga tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar – dhe se këto duhet të zgjidhen”.

Teksti, i publikuar nga Joyce Anelay, një ministër i Brexit, është parë menjëherë nga Brukseli si një zhvillim potencialisht i rëndësishëm. Diplomatët e BE-së thonë se formulimi “shkon më tej” se referimi paraardhës i kryeministres Theresa May, që pohonte se Britania ishte e gatshme të arrinte një “zgjidhje të drejtë” të obligimeve të paspecifikuara.

Teksa negociatorët po përgatiten për një raund të bisedimeve të hënën, detyrimet e daljes së Britanisë – që sipas vlerësimeve të BE-së arrijnë deri në 100 miliardë euro bruto – pritej të ishin një nga pikat më të mëdha të debatit.

Me daljen e Britanisë, që pritet të ndodhë në muajin mars 2019, negociatorët në të dy anët kishin frikë se një zgjatje e debateve mbi kostot do të çonte në humbjen e kohës dhe do të vononte që momentin në të cilin BE-ja vendos se ka pasur “përparim të mjaftueshëm”, çka do të bënte çeljen e bisedimeve për marrëveshjen e tregtisë mes BE dhe Britanisë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz