Britanikët duan ulje çmimesh, kinezët tërhiqen nga markat, ndërsa amerikanët dhe gjermanët nga suvenirët

07/03/2018 2:21 PM 0 komente

Ja se cilat janë disa nga zakonet e “turistëve blerës” të shtetësive të ndryshme:

Zakonisht turistët britanikë nuk janë të interesuar për marka të shtrenjta veshjesh apo veshje unike. E vetmja gjë shumë e rëndësishme për ta kur duan të blejnë diçka është që ta marrin atë me çmimin më të ulët të mundshëm.

Ata nuk interesohen shumë përpara se të vizitojnë një vend të caktuar se ku mund të bëjnë Pazar me çmime të lira sepse e dinë shumë mirë aftësinë e tyre negociuese.

Sipas një studimi të fundit ku u pyetën më shumë se 22, 000 turistë nga 37 shtete të ndryshme të botës, Horizon Consumer Science zbuloi se cilat ishin zakonet e turistëve të ndryshëm kur bënin bëjnë blerje dhe çfarë i motivon ata më shumë.

Edhe turistët nga shtete të tilla si Suedia, Hollanda, Brazili, Danimarka, Malajzia dhe Nju Jorku janë në kërkim të çmimeve më të lira dhe “ujdive më të mira”.

Sipas kompanisë së kërkimit të tregut, Horizon Consumer Science, që ka zyra në Londër, Nju Jork dhe Republikën Çeke, për këta lloj turistësh, gjëtja e çmimeve më të lira në krahsim me vendin nga vijnë është shumë më e rëndëishme edhe sesa suvenirët simbolikë dhe të lidhur me traditën e vendit ku po shkojnë.

Një ndër arsyet kryesore se përse turistët bejnë shopping kur vizitojnë vende të ndryshme është për marrë me vete qoftë sende apo veshje që janë unike dhe që nuk mund t’i gjejnë dot në vendin e tyre. Më pas vijën ata turistë që bjenë diçka vetëm për emrin që ajo mban, dhe në fund ata që bjenë çdo që i del përpara syve.

Amerikanët, së bashku më japonezët, gjermanët, belgët bëjnë pjesë në rrethin e turistëve kulturorë, të cilët blejnë gjëra që janë simbolike por që mbartin historinë dhe traditën e vendit.

Amerikanët janë më shumë të interesuar për të vizituar muze dhe palate të ndryshme mbretërore apo kështjella dhe zakonisht pasi largohen nga këto vende marrin me vete edhe një souvenir simbolik për të pasur një kujtim të këtij vende që vizituan.

Rusët dhe italianët cilësohen si “blerës praktik”. Ata sillen në të njetën mënyrë siç do të silleshin edhe në vendin e tyre dhe nuk të krijojnë përshtypjen se po blejnë diçka të cilën nuk e gjejnë në vendin e tyre.

Kanadezët dhe arabët bëjnë pjesë në rrethin e atyre turistëve që zakonisht blejnë objektet më të njohura të vendit që vizitojnë.

Spanjollët, zvicerianët dhe polakët janë turistë që cilësohesn si “blerës momentesh”, që do të thotë se ata blëjnë objekte të cilat do t’i kujtojnë një moment të caktuar gjatë udhëtimit, që jo domosdoshërisht duhet të jetë një souvenir me pamjen më të bukur të vendit që kanë vizituar.

Ndërsa ata që konsiderohen si blerësit e arkave janë kinezët, indianët, turistët nga Afrika e Jugut, meksikanët, egjiptianët dhe ukrainasit.

Referuar studimit të kryer nga Horizon Consumer Science, ata priren të blejnë vetëm marka të njohura të vendit që po vizitojnë.

Në kategorinë e fundit të këtij sondazhi futen “blerësit oportunistë”, të tillë si francezët, turqit dhe tailandezët.

Ata pëlqejnë të blejnë dhe të shpenzojnë një kohë të caktuar gjatë udhëtimit të tyre vetëm për shopping. Zakonisht priren të blejnë marka të shtrenjta, por edhe influencohen lehtësisht për të ndryshuar mendim nga njerëzit e tjerë me të cilët po udhëtojnë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of