Adam Bloodworth, i cili prej vitesh shkruan në Evening Standard, ka krijuar pritshmëri të mëdha për tre vende ballkanike, sa i përket verës së mirë. Ndër to, edhe Shqipëria. Artikulli i botuar sot flet edhe për Serbinë dhe Maqedoninë.
Nuk është hera e parë që vendi ynë lakohet në artikuj mediash ndërkombëtare, për tema që kanë të bëjnë me turizmin si vizita qytetesh apo vija bregdetare, ashtu sikurse edhe për turizmin kulinar.
Evening Standard, një portal i njohur britanik, shkruan kësaj here për diversitetin e vreshtave dhe verën shqiptare.
Mendoni për Ballkanin, shkruan z. Bloodworth, dhe pamja e verës nuk është ajo që ju vjen menjëherë në mendje. Por gjatë gjithë historisë së saj të turbullt, ka mbetur një gjë me siguri: vreshtat e Ballkanit, të cilat janë disa nga më të vjetrat në botë.
“Larg nga skena botërore dhe uzurpuar nga kazanët të Francës, Italisë dhe Spanjës, të pasionuarit e verës mund të befasohen kur dëgjojnë se toka këtu është unike dhe shumë pjellore, me një histori vere, që daton nga Perandoria Osmane.”
Nën sundimin jugosllav, vera u mat me sasi sesa me cilësi, vijon artikulli, por tani një komunitet artizanal po lulëzon në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi. “Ata janë larg ofertave të tregut masiv të Bullgarisë dhe Rumanisë që shohim në Londër – dhe, në përgjithësi, shumë të lira. Ja ku mund të gjeni më të mirët.”- thotë artikulli.
Specifikime për Shqipërinë
Shqipëria është e njohur për vreshtat e saj, të shtrira mbi kodra të ulëta dhe kodrina në një lartësi deri në 1000 metra. Ashtu si në Maqedoni, kushtet këtu prodhojnë diversitetin e vreshtave – merlot, cabernet etj., janë të bollshme në këtë tokë të pasur.
Përplasja e ekosistemeve të rajonit të Zadrimës – ku ndodhen Alpet Shqiptare në Adriatik – bën që toka pjellore të prodhojë verë mesdhetare. Kallmet, i quajtur sipas rrushit të bollshëm, prodhon verë të kuqe dhe të bardhë me çmime që flasin edhe mbi përzgjedhjen e “prestigjit” të saj nga rrushi 30-vjeçar. Fabrika “Arber” dhe Zadrima kanë shembuj të tjerë të kualitetit të lartë të kësaj industrie vendase në zonë. Shqipëria pret vetëm të vizitorë tashmë, në këtë industri “perlë” të fshehtë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.