Presidenti amerikan është në Bruksel për “bisedime të vështira” me të tjerë anëtarë të Aleancës ushtarake të NATO-s…
Trump ka qenë në takime me liderë të Bashkimit Europian. Ai ka qenë kritik me të dy blloqet. NATO ka rënë dakord që t’i bashkohet kërkesës së Trump në një koalicion kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik. Presidenti amerikan gjithashtu mund të shtyjë anëtarët që paguajnë të plotë pjesën e tyre financiare.
Udhëheqësit europianë do të kërkojnë siguri nga Trump për angazhim nga aleatë të SHBA-së. Gjatë mbërritjes së tij në Bruksel dhe vizitës së Mbretit dhe Mbretëreshës, mijëra demonstrues protestonin kundër prezencës së tij në qendër të qytetit.
Mesazhet e forta politike
Mbledhja e NATO-s ka si qëllim që aleanca të bjerë dakord mbi një plan të Shteteve të Bashkuara për të marrë një rol më të madh në luftën kundër militantëve islamikë, veçanërisht grupit xhihadist të Shtetit, por që Franca dhe Gjermania këmbëngulin se kjo lëvizje është simbolike.
Trump ka kritikuar vendet e tjera anëtare të NATO-s se shpenzojnë më pak për mbrojtjen se sa shuma e rënë dakord prej 2% të prodhimit kombëtar.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u tha gazetarëve se Trump kërkon që të bindë anëtarët e NATO-s që të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre.
Ai gjithashtu shtoi se Trump nuk ka vendosur nëse Shtetet e Bashkuara do të mbeten pjesë e Marrëveshjes Klimatike të Parisit.
Përpara takimit, Trump do të ketë një drekë private me presidentin e sapozgjedhur të Francës, Emaanuel Macron, pasi të ketë takuar kreun e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian.
Macron do të përpiqet që të bindë Trump-in që të mos heqë dorë nga Marrëveshja e Parisit.