Brukseli ngre perspektivën e një tranzicioni më të gjatë të Brexit

12/01/2018 9:09 AM 0 komente

Ambasadorët e BE po diskutojnë për mundësinë dhe çmimin e një periudhe më të gjatë për të mbyllur marrëveshjen e tregtisë me Britaninë, shkruan sot Financial Times.

BE ka nisur debatin lidhur me ccmimin që do të kenë n.q.s periudha e tranzicionit të Brexit do të zgjasë më tepër. Sipas tyre, bëhet fjalë për një periudhë përtej dhjetorit 2020, teksa Brukseli, Parisi dhe Berlini janë duke u përpjekur të maksimizojnë fuqinë e tyre të negociatave, por me sa duket, bisedimet e tregtisë do të duhet të vijojnë për disa vite.

Ambasadorët nga 27 vendet e tjera të BE të mërkurën diskutuan nëse do t’i referohemi në mënyrë eksplicite opsionit në udhëzimet e Michel Barnier, kryenegociatori i BE Brexit, duke përfshirë kërkesën që Britania të japë kontribute të mëdha buxhetore.

“Gjëja interesante do të jetë: a është periudha e tranzicionit një e vetme, apo mund të zgjatet?” Tha një zyrtar i lartë i BE i përfshirë në negociata. “Kjo do të kërkojë kosto shtesë: shumë para.”

Hungaria ngriti idenë e shtimit të një klauzole në marrëveshje për të shmangur krijimin e një “buzë shkëmbi” – ose ndryshe “përplasje të papritur”. Kjo shtesë do të ishte në lidhje me faktin nëse një marrëveshje tregtie BE-Britani nuk do të vuloset deri në datën përfundimtare të parashikuar për tranzicionin, afërsisht dy vjet pas Brexit, i cili zhvillohet në mars 2019.

Megjithatë, sugjerimi u kundërshtua fort nga Franca dhe Gjermania dhe nuk ka gjasa të përfshihet në rishikimet e projekt-direktivave të negociatave.

Britania po synon një marrëveshje politike mbi kushtet e tranzicionit deri në mars të këtij viti, në mënyrë që të garantohet siguri për biznesin, 12 muaj përpara ditës së Brexit.

Por shumë nga ambasadorët besojnë se negociatat komplekse tregtare pas Brexit nuk kanë gjasa të përfundohen plotësisht dhe aq më tepër të ratifikohen nga më shumë se 30 asamble kombëtare dhe parlamentare, para përfundimit të tranzicionit të planifikuar.
Projekt propozimi i BE sugjeron një tranzicion 21-mujor deri në dhjetor 2020, ndërsa Theresa May, kryeministrja britanike, ka thënë se periudha mund të zgjasë për “rreth dy vjet”.

“Shumë qeveri të BE-së pranojnë se tranzicioni do të duhet të zgjasë përtej dhjetorit 2020. Por kjo a i përshtatet BE-së?” – tha Charles Grant, drejtor i Qendrës për Reformën Evropiane, . “Mbretëria e Bashkuar do të duhet të paguajë për qasje të vetme në treg, e cila do të kërkonte një negocim të ri dhe të vështirë”.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz