Kompania bullgare “EMU a.d. Targovishte” që operon në fushën e energjetikës ka shfaqur interes për t’u bërë pjesë e procesit të privatizimit të HEC-ve dhe marrjes me koncesion të linjës së interkonjeksionit Tiranë–Shkup. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço në takimin e zhvilluar u shpreh i kënaqur për interesimin që kompani të huaja kanë për të investuar në sektorin e energjisë në Shqipëri. Ai tha se pala shqiptare është e interesuar për ndërtimin sa më të shpejt të linjës së interkonjeksionit mes Tiranës dhe Shkupit, e cila do të kompletojë rrjetin e transmetimit të energjisë së Shqipërisë me rajonin. Ministri siguroi edhe njëherë kompanitë e huaja, të cilat kanë interesa investimi në Shqipëri në fushën e energjisë, se qeveria shqiptare do të jetë një partnere serioze. Ai e ftoi kompaninë “EMU” që të konkurrojë për koncesionin e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Shkup dhe i siguroi përfaqësuesit se gara do të jetë e hapur dhe transparente.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.