Bullgarët zotërojnë rreth 400 milionë leva (rreth 204.69 milion euro) në bankat e Zvicrës, sipas përllogaritjeve nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave të Bullgarisë.
Llogaritjet e agjencisë u bazuan në informacionin e paraqitur për çdo vit nga bankat zvicerane mbio interesin që kishin paguar. Shuma përben rreth një për qind te depozitave nga individët në llogarite e tyre.
Emrat e personave që mbajnë para në bankat zvicerane mund të bëhen të njohur në vitin 2018, kur të fillojë shkëmbimi automatik i informacionit mbi depozitat me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Si rregull, kushdo që largohet nga vendi duhet të deklarojë shumat më të mëdha se 10 000 euro.
Në fillim të vitit 2014, ministri i financave të Bullgarisë tha se 34 individë me të ardhura interesi në bankat zvicerane kishin rënë dakord që të zbulonin identitetet e tyre.
Me pas ministri i financave deklaroi se deri më tani, lista e emrave të bullgarëve me llogari në bankat zvicerane nuk ishte pranuar nga NRA.