Investimet e huaja të drejtpërdrejta gjatë gjysmës së parë të vitit në Bullgari u vlerësuan në 490.7 milionë euro, ose sa 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare, në të njëjtën periudhë të një viti më parë investimet arrinin në 634.4 milionë euro, ose sa 1.6% e Prodhimit të Brendshëm.
Investimet në pasuri të patundshme ishin në rreth 34 milionë, ndërsa riinvestimet në 102.2 milionë euro.
Sipas vendeve, shifra më e lartë e investimeve të kryera në Bullgari mbahet nga Holanda me 207,4 milionë euro dhe më pas Austria me 123.5 milionë euro, ndërsa, investimet vendase për këtë periudhë llogariten në rreth 80 milionë euro.