Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë u rrit me 3% në tremujorin e parë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të menjëhershme të statistikave kombëtare.
Të dhënat e menjëhershme janë një pasqyrim (tablo) i/e ekonomisë, sipas koncepteve të llogarive kombëtare, që prodhohet dhe publikohet sa më parë të jetë e mundur në përfundim të tremujorit, duke përdorur një grup jo të plotë të informacionit krahasuar me ato që përdoren në nxjerrjen e llogarive tradicionale tremujore, siç përcaktohet në Manualin e Eurostatit të llogarive kombëtare tremujore.
Sipas të dhënave të menjëhershme, në tremujorin e dytë të vitit 2016 (prill-qershor), PBB-ja ishte BGN 21.753B.
Vlera e shtuar bruto (GVA) për këtë periudhë arriti në BGN 18,538 B.
‘Në strukturën e PBB-së, sipas metodës së shpenzimeve, pjesa më e madhe ka konsumin final (77.7%), e cila në terma nominalë arriti në BGN 16,894 B’, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave.
Në tremujorin e dytë të 2016-s, formimi i kapitalit bruto është BGN 4,689 B dhe ka një pjesë prej 21.5% të PBB-së. Bilanci i jashtëm (eksportet minus importet) ka një pasqyrë pozitive.
Rritja e tremujorit të dytë ishte 0.7% në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, me GVA që u rrit me 0.4% gjatë tremujorit të dytë, sipas të dhënave të sakta sezonale të Institutit Kombëtar të Statistikave (IKS). Në baza vjetore, referuar të dhënave të sakta sezonale, PBB-ja u rrit me 3% në T2 në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa GVA u rrit me 2.5%.
Për sa u përket komponentëve të shpenzimeve të PBB-së, konsumi final shënoi një rritje ekonomike pozitive me 2.0%.
Formimi i kapitalit bruto është ulur me 4.5% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2.0 dhe 2.2% secili.