Bullgari, eksportet krijojnë vende pune

15/12/2018 10:02 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Gjatë 18 viteve të fundit në Bullgari, vendet e punës të lidhura në mënyrë direkte apo tërthorazi me eksportet e vendit kanë shënuar rritje nga 169,000 në vitin 2000 në 697,000 vitin e kaluar, të dhëna të bazuara në një raport të Komisionit Europian, raporton money.bg

Kjo është një rritje katërfish më e lartë në krahasim me gati dy dekada më parë ose një rritje mbi 312%. Bazuar në këto të dhëna, Bullgaria është vendi i parë në BE për sa i përket rritjes së numrit të njerëzve të punësuar në aktivitetet e varura nga eksporti. Në vend të dytë renditet Sllovakia, me një rritje prej 213%. Një rritje e konsiderueshme është shënuar edhe në Irlandë me rreth 147%, në Lituani me rreth 153% dhe në Portugali me 172%.

Si një pjesë kryesore e punësimit të përgjithshëm në Bullgari, ky lloj punësimi shënoi rritje nga 5.4% në 2000 në 22.2% në fund të vitit të kaluar. Në këtë drejtim, vendi ynë renditet i pesti në BE pas Luksemburgut, Irlandës, Kroacisë dhe Lituanisë. Sipas raportit të Komisionit Europian, kompanitë bullgare kanë eksportuar mallra dhe shërbime jashtë BE-së, kundrejt një vlere prej 12 miliardë eurosh në vitin 2017.
Në total, në sektorin e eksporteve bullgare drejt vendeve të treta punojnë 662,000 bullgarë, ndërsa 122,000 të tjerë punojnë në sektorin e shteteve të tjera të BE-së drejt vendeve të treta.

Në të njëjtën kohë, eksportet bullgare ofrojnë mundësi punësimi për më shumë se 35,000 njerëz jashtë Bullgarisë, por brenda kufijve të Bashkimit Europian. Në total, numri i personave të punësuar në sektorin e eksporteve bullgare brenda dhe jashtë vendit shkon afërsisht në mbi 784 mijë. Më shumë se gjysma ose 54% e këtyre personave punojnë në sektorin e shërbimeve dhe vetëm 24% e tyre i referohet punonjësve të kualifikuar.
Numri i vendeve të punës në Bashkimin Europian (BE) i mbështetur nga eksportet në pjesën tjetër të botës ka shënuar rritje në mënyrë të dukshme në dy dekadat e fundit. Numri i personave të punësuar, me lidhje direkte apo të tërthortë me eksportet, është rritur me 66% gjatë periudhës së viteve 2000 dhe 2017.

Kjo do të thotë se rreth 36 milionë vende pune varen direkt nga eksportet në vendet e tjera anëtare të BE-së ose vendet e treta, krahasuar me 21.7 milionë në vitin 2000, sipas të dhënave të raportit të Komisionit. Numrin më të lartë të punonjësve të punësuar në sektorin e eksportit e mban Gjermania me mbi 8,3 miliardë punonjës. Më pas, Mbretëria e Bashkuar me 4.1 milionë punonjës, Franca me 3.3 milionë dhe Italia me 3.1 milionë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of