Equinix (Nasdaq EQIX) do të hapë qendrën e dytë të të dhënave në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofje.
Qendra e re e të dhënave me vlerë prej 19 milionë dollarësh do të quhet SO2 dhe do t’i ndihmojë kompanitë bullgare të ndërlidhen në nivel global.
Sipas Equinix, Bullgaria ka një vendndodhje strategjike brenda Ballkanit, ka akses në BE, Turqi dhe Kaukaz.
SO2 do të përmbushë kërkesat e konsumatorëve, duke ofruar rreth 350 kabinete në fazën e parë të ndërtimit, ndërsa gjatë fazave të tjera, ajo do të shtojë edhe 1,100 kabinete të tjera. Qendra e parë e të dhënave në Sofje tashmë ka mirëpritur mbi 100 kompani.
SO2 do të ndihmojë organizatat të zgjerohen në Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme, duke pasur lidhje të drejtpërdrejtë me kompaninë bullgare Internet Exchange (BIX).
Ajo do të përdorë 100% energji të gjelbër, në të njëjtën mënyrë që ka vepruar edhe SO1 që prej vitit 2016. Lyubomir Rusanov, CEO-ja i SuperHosting.BG, tha se ata ofronin shërbime hosting për më shumë se 200,000 faqe interneti. Hapja e një qendre të dhënash të dytë do të na ndihmojë të plotësojmë kërkesat në rritje të klientëve tanë në Bullgari dhe jashtë vendit, tha Zdravko Nikolov, Drejtor Menaxhues i Equinix për Bullgarinë.
Equinix njoftoi së fundmi se do të hapte qendrën e parë të të dhënave të International Business Exchange për nevojat e klientëve më të mëdhenj të kompanisë në Paris, në tremujorin e parë të 2019-s. Ky investim do të ketë një vlerë prej 73 milionë dollarësh dhe do të përfshijë rreth 850 kabinete në fazën e parë të ndërtimit.