Shumica e bullgarëve kanë makina të përdorura dhe pothuajse gjysma e flotës së makinave në Bullgari është më shumë se 20 vjet dhe pjesa më e madhe e tyre janë kryesisht me naftë. Kjo të dhëna u publikuan nga Eurostat dhe Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).
Sipas statistikave europiane, vitin e kaluar u regjistruan rreth 3.4 milionë makina, të cilat janë rreth 450 makina për 1000 bullgarë. Sipas analizës së Eurostat, flota në Bullgari po rritet me rreth 100 mijë makina në vit, ku për 2016 u arrit shifra rreth 3.3 milionë makina, ndërsa për 2017 rreth 3.4 milionë.
Sipas të dhënave të fundit të ACEA-s, për gjysmën e parë të këtij viti, rreth 18,000 makina të reja janë shitur në Bullgari dhe 8 milionë në vendet e BE-së. Pothuajse gjysma e makinave në rrugët e Bullgarisë janë mbi 20-vjeçare, ose rreth 1.5 milionë makina në atë moshë. Rreth 35% e makinave shkojnë deri në 15 vjet ose rreth 1.3 milionë makina, ndërsa makina 10-vjeçare janë rreth 350,000 ose rreth 10% të flotës në Bullgari.
Po sipas të dhënave të ACEA-s, makinat e reja në Bullgari (deri në 5-vjeçare) janë rreth 5% e flotës ose rreth 160 mijë dhe mesatarisht rreth 25 deri në 30 mijë makina të reja janë blerë çdo vit në Bullgari.
Shumica e bullgarëve kanë makina me naftë, rreth 1.7 milionë makina ose mbi 50% të flotës së makinave në Bullgari. Prania e automjeteve ekologjike në rrugët e brendshme është thuajse simbolike, vetëm 2,474 makina hibride të regjistruara (rreth 0.08% e flotës) dhe vetëm 274 makina elektrike, rreth 0,009% e flotës.