Bullgari, Fibank hyn në partneritet strategjik me Erste Asset Management

28/07/2018 10:10 PM 0 komente

Banka Fibank e Bullgarisë deklaroi se ka hyrë në partneritet strategjik me Erste Asset Management, duke u ofruar klientëve të saj mundësinë për të investuar në fondet e drejtuar nga institucioni financiar austriak. Sipas marrëveshjes, Fibank do t’u ofrojë investitorëve katër fonde në euro të regjistruara në Bullgari dhe të drejtuar nga kompania austriake ESPA Bond Euro Corporate;

ESPA Portfolio Balanced 30 (një fond i balancuar me rrezik të moderuar); ESPA Stock Europe (një fond kapitali që investon në kompanitë europiane); dhe ESPA Stock Global (një fond kapitali që investon në kompani në mbarë botën), tha banka në një deklaratë për shtyp.

“Partneriteti me Erste Asset Management do të na lejojë t’u ofrojmë klientëve tanë mundësi të reja investimi, në mënyrë që ata të mund të menaxhojnë më mirë kursimet dhe të arrijnë rezultate më të mira”, tha Nedelcho Nedelchev, drejtori ekzekutiv i Fibank. “Përvoja jonë në fondet e investimeve dhe zgjidhjet e portofolit brenda Erste Group Bank dhe pozicionimi i Fibank në tregun bullgar e bëjnë këtë partneritet shumë të veçantë”, tha Heinz Bednar, drejtori i përgjithshëm i Erste Asset Management.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, Fibank është banka e katërt më e madhe në Bullgari për sa u përket aseteve. Erste Asset Management është një degë e Erste Group, që vepron në Austri, Kroaci, Gjermani, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.

/ SeeNews

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz