Në raportin e vjeshtës, Komisioni Europian (KE) ka parashikuar përmirësim në rritjen ekonomike të Bullgarisë, krahasuar me atë çka pritej, gjë kjo e shkaktuar kryesisht si pasojë e uljes së vazhdueshme të papunësisë gjatë vitit 2016.
KE gjithashtu parashikon se borxhi i shtetit i cili ka arritur pikun e tij do fillojë të ulet në një periudhë afatmesme.
Sipas KE-së, PBB-ja e Bullgarisë është rritur me 3.6% në 2015, ndërsa për 2016 ajo pritet të rritet me 3.1%, në 2017 në 2.9% dhe në 2018 në 2.8%.
Këto janë rezultate shumë të mira krahasuar me parashikimin e KE-së në raportin e pranverës ku pritej që rritja e PBB-së së Bullgarisë për 2016 do shkonte në 2.0% dhe në 2017 në 2.4%.