Bullgaria do të përballet menjë ‘rritje tëndrydhur si pasojë e rritjes së pasigurisë’ gjatë dy viteve të ardhshme, tha Komisioni Europian në parashikimin e tij ekonomik të vjeshtës.
Duke theksuar se ‘rreziqet janë materializuar që nga parashikimi i pranverës’ dhe se ‘një mjedis i jashtëm më pak dinamik po rëndon mbi eksportet’, Komisioni parashikoi që rritja reale e PBB-së të bjerë nga 1.2% në vitin 2014 në 0.6% vitin e ardhshëm dhe 1.0% në vitin 2016 kryesisht për shkak të dobësimit të kërkesës së brendshme.
Deficiti në buxhetin e përgjithshëm të qeverisë së Bullgarisë pritet të përkeqësohet nga 1.2% në vitin 2013 në 3.6% të PBB-së këtë vit dhe qëndron mbi 3.0% të PBB-së gjatë periudhës së parashikimit.
Borxhi bruto i përgjithshëm qeveritar është parashikuar të rritet nga 18.3% e PBB-së në vitin 2013 në rreth 25.3% në vitin 2014, 26.8% vitin e ardhshëm dhe 30.2% e PBB-së në vitin 2016.
Pas vlerësimit tëdeflacionit prej 1.4% në vitin 2014, inflacioni në Bullgari pritet të rigjallërohet deri në 0.4% vitin e ardhshëm dhe 1.0% në vitin 2016, parashikon Komisioni Europian.
Duke analizuarnë faktorët që do të mbështesin rritjen në Bullgari, Komisioni tha se eksportet janë pozicionuar të rriten sërish me një ritëm të moderuar gjatë dy viteve të ardhshme mbështetur nga një rimëkëmbje modeste si në BE ashtu dhe nëpartnerët tregtarë të vendit jashtë BE-së.
Perspektiva e konsumit dhe investimeveshfaqet e ‘plogësht’, referoi Komisioni.
Konsumi privat, i cili është mbështetur në gjysmën e parë të vitit 2014 nga një rritje e mprehtë në të ardhurat reale të familjeve, si pasojë e rritjes në pagat e sektorit publik dhe pensioneve, si dhe deflacionit, pritet të humbasë‘vrull’ gjatë vitit tëardhshëm.