Zëvendësguvernatori i Përgjithshëm i Provincës Fars dhe Guvernatori i qytetit të Jahrom, Alireza Sahraeian, ka thënë se memorandumi i parë i mirëkuptimit për investime në zonën ekonomike, Jahrome, është nënshkruar me kompaninë bullgare të energjisë diellore, për të ndërtuar një termocentral diellor.
Ai tha se, sipas Memorandumit të Mirëkuptimit, ky projekt do të ndërtohet mbi një sipërfaqe prej 18 hektarësh tokë.
Z. Sahraeian theksoi avantazhet e shumta të investimit në zonën speciale ekonomike të Jahromit, ku mund të përmendim përjashtimin nga taksat për një periudhë 13-vjeçare, përjashtimin nga detyrimet doganore, përjashtimin nga TVSH etj.