“Midis dy shteteve tona ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar si në drejtim të tregtisë, ashtu edhe të investimeve”, tha ministri i Ekonomisë së Bullgarisë, Emil Karanikolov, në një takim në Riad me dr. Majid bin Abdullah Al Qasabi, ministrin e Tregtisë dhe Investimeve të Arabisë Saudite.
Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ministri bullgar i Ekonomisë u shoqëruara nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Bullgare për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, dr. Boyko Takov dhe nga një delegacion biznesi, i organizuar po nga kjo Agjenci.
Në takimin me dr. Majid bin Abdullah Al Qasabi, u diskutuan mundësitë për investime dypalëshe dhe pjesëmarrja e kompanive bullgare në ndërtimin e projekteve të mëdha të infrastrukturore në Arabinë Saudite. Pala saudite shprehu gatishmërinë e saj edhe për një bashkëpunim të përbashkët në fushën e bujqësisë, farmacisë, kimisë dhe turizmit.
Të dy ministrat rënë dakord të krijojnë një Komision të Përbashkët Ndërqeveritar të Bashkëpunimit Bullgaro-Saudit. Ministri bullgar i Ekonomisë theksoi edhe pozitën e favorshme gjeografike të vendit të tij. Në takim u ra dakord se edhe ministri Majid bin Abdullah Al Qasabi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bullgari, i cili do të shoqërohet nga një delegacion biznesi.
Gjatë vizitës zyrtare në Riad, ministri Karanikolov zhvilloi edhe një takim me ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit, Mohamed Al Tuheri, ku ai vuri në dukje se pala bullgare dëshiron të zhvillojë më tej marrëdhëniet ekonomike me Mbretërinë e Arabisë Saudite por edhe me vendet e tjera të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC).
Sipas tij, hapja e ambasadës bullgare në Riad është një parakusht i rëndësishëm për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe padyshim, do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet e këtyre dy shteteve. Për Bullgarinë, Arabia Saudite mund të jetë rruga e duhur për të vendosur lidhje me vendet e tjera të Gjirit, Azisë dhe Afrikës, tha në fund ministri bullgar.