Bullgari / Kompanitë kineze po eksplorojnë mundësitë për investime

29/03/2019 10:01 PM 0 komente

Kompanitë kineze kanë qenë të interesuara në importimin e verës bullgare dhe vajit vegjetal. Ato kanë qenë duke eksploruar mundësitë për investime në këtë vend, i tha zëvendësguvernatori i provincës Jiangxi në Kinë, zëvendësministrit bullgar të Ekonomisë, Alexander Manolev në një takim në Sofje.

Në grupin e kompanive të interesuara mund të përmendim një kompani kineze në sektorin e shitjeve me pakicë, e cila ka rreth 4,000 dyqane. Një kompani tjetër kineze dëshiron të importojë verë nga Bullgaria, duke filluar me një sasi prej 200,000 shishesh. Objektivi është që të rritet volumi, në mënyrë që edhe produktet të kenë një vend të sigurt dhe të qëndrueshëm në tregun kinez.

Interes ka pasur edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë bullgare. Ministri Manolev theksoi se eksportet e Bullgarisë në Kinë kanë shënuar rritje dhe se ka pasur interes edhe për sektorë të tjerë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of